Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që formësojnë brezat e rinj

Shqipëria

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që formësojnë brezat e rinj

Më: 7 mars 2026 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, uroi sot të gjithë mësuesit dhe pedagogët shqiptarë me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në arsimimin dhe
edukimin e brezave të rinj.

Kryetari Peleshi përcolli një reflektim të pedagoges së Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Belfjore Qose, mbi rolin dhe përkushtimin e mësimdhënësve në shoqëri.

Dita e Mësuesit është një simbol mirënjohjeje për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat e mësuesve.

Të cilët çdo ditë përcjellin dije, formësojnë vlera dhe frymëzojnë vajzat dhe djemtë e Shqipërisë për të ndërtuar themelet e së ardhmes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat