Drejtuesi i Strukturës së Posaçmë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Klodjan Braho ka reaguar me anë të një mesazhi në Facebook, ku shprehet se SPAK do të vijojë të godas krimin e organizuar.
Braho është shprehur se struktura e posaçme vazhdon punën e saj për të goditur gjithashtu çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarin e krimit të organizuar.
“Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarin e krimit të organizuar”, shkruan Braho.