Rama u kërkoi socialistëve të heshtin, Albana Vokshi: Gojët mbyllen!

Shqipëria

Rama u kërkoi socialistëve të heshtin, Albana Vokshi: Gojët mbyllen!

Më: 9 mars 2026 Në ora: 19:52
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, pasi mbrojti Ballukun dhe lajëmroi se PS nuk pranon kërkesën për heqjen e imunitetit, u shpreh se deputetët duhet te heshtin.

Këtë e shoqëroi edhe me një gjest të gishtave duke kyçur gojën, që nënkuptonte se socialistët duhet të mbyllin gojën.

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se Rama mbylli gojët e të tijve, por zërin e qytetarëve nuk mund ta mbyllë dot.

Sipas saj, ata do reagojnë dhe protestën fuqishëm, për t’i dhënë fund realitetit që Rama po përpiqet të fshehë.

Postimi i Vokshit:

Një simbolikë e qartë: gojët mbyllen.
Mbyllet fjala në grup, mbyllet debati, mbyllet e vërteta për median dhe për realitetin që jetojnë shqiptarët çdo ditë.

Por ka një gjë që nuk mund ta mbyllë askush: zërin e qytetarëve.

Sepse në fund, vetëm qytetarët kanë fuqinë të reagojnë dhe vetëm ata mund t’i japin fund një realiteti që përpiqen ta fshehin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat