“Ka probleme serioze!”- Ish prokurori kritikon raportin e socialistëve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Shqipëria

“Ka probleme serioze!”- Ish prokurori kritikon raportin e socialistëve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Më: 9 mars 2026 Në ora: 21:35
Ish-prokurori Florian Bonjaku

Ish-prokurori Florian Bonjaku ka komentuar raportin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-ministres së Infrastrukturës dhe deputetes Belinda Balluku.

Sipas Bonjakut, dokumenti përmban “probleme serioze” dhe tejkalon kompetencat që përcakton Komisioni i Venecias.

“Raporti mori funksionet e gjykatës”, deklaroi Bonjaku, duke shtuar se historiku i heqjes së mandatit dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të qarta, pra roli i parlamentit duhet të bazohet në ekzistencën e kërkesës dhe nëse ka dyshime për persekutim politik.

Ai thekson se raporti i PS nuk respektoi këtë parim dhe u fokusua mbi prova dhe rrezikshmërinë e veprimeve të Ballukut, çka sipas Bonjakut është kompetencë e gjykatës.

“E dyta flasin për rrezikshmërinë e prishjes së provave dhe rrezikshmërinë e largimit ose jo të personit. Të tre këto elementë janë elementë që gjykata analizon kur i vjen masa e sigurimit.”, tha ai.

Bonjaku gjithashtu ironizoi rolin e deputetit Ulsi Manja në këtë proces, ndërsa tha: “Meqë kam punuar prokuror, ëndërra e cdo prokurori është të jetë gjyqtar. Mendoj se Ulsiu realizoi një ëndërr të vetën se u duk sikur lexoi një vendim gjykate”.

Florian Bonjaku: Raporti që nxorri grupi parlamentar i PS ka disa probleme. E para ai mori funksionet e gjykatës.

Dhe në historikun e heqjes ose jo të mandatit dhe ajo ca ka folur Komisioni i Venecias, thotë që roli i parlamentit në heqjen ose jo të mandatit bazohet nëse ka apo jo kërkesë dhe a ka dyshime për një aneks politik nëse ka persekutim politik.

PS tejkaloi atë që përcakton Këshilli i Venecias, i hyri provave. Flasin pse duhet kjo masë. E dyta flasin për rrezikshmërinë e prishjes së provave dhe rrezikshmërinë e largimit ose jo të personit. Të tre këto elementë janë elementë që gjykata analizon kur i vjen masa e sigurimit.

Meqë kam punuar prokuror, ëndërra e cdo prokurori është të jetë gjyqtar. Mendoj se Ulsiu realizoi një ëndërr të vetën se u duk sikur lexoi një vendim gjykate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat