Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet rekursi i Belinda Ballukut

Shqipëria

Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet rekursi i Belinda Ballukut

Më: 10 mars 2026 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Hidhet shorti për rekursin e Belinda Ballukut në Gjykatën e Lartë.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se rekursi i ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, si dhe i Gentian Gjylit dhe Erlad Elezit, do të relatohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.

Pas hedhjes së shortit ende nuk është caktuar një datë për shqyrtimin e çështjes.

Në këtë proces, Balluku është ankuar vetëm për masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit, pasi sipas avokatëve të saj nuk ekziston asnjë rrezik që ajo t’i shmanget drejtësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat