Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

Shqipëria

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

Më: 10 mars 2026 Në ora: 21:28
Ish-prokurori Ervin Karanxha

Ish-prokurori Ervin Karanxha e përgëzoi nismën e Gjykatës së Lartë, e cika po punon për të nxjerrë një praktikë unifikuese, me qëllim uljen e numrit të paraburgosurve në Shqipëri.

Kjo praktikë parashikon që qytetarët nuk mund të burgosen gjatë periudhës së hetimit, me përjashtmi të rasteve të veçanta.

Sa i takon “mbipopullimi” e burgjeve, Karanxha i ftuar në “Real Story” fajësoi edhe politikën pasi siç tha ai janë ato që kanë votuar ligjet ndëshkuese në Parlamentin e Shqipërisë.

“Kush i ka mbushur këto burgje? Ligjet i bën parlamenti. Unë mendoj se duhet shtuar masë disiplinore për ata gjyqtarë, që vendosin masa sigurimi në kundërshtim me nenet 230, 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Të ndryshojmë mentalitetin. Është mirë që po ndërhyn Gjykata e Lartë me një praktikë unifikuese dhe e dyta duhet dhe ndërhyrje nga Parlamenti”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat