SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Komisioni Evropian: I takon Kuvendit të trajtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij

Shqipëria

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Komisioni Evropian: I takon Kuvendit të trajtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij

Më: 12 mars 2026 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Teksa Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare për të votuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën PS është shprehur kundër, ka ardhur një reagim nga Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian i është përgjigjur interesit të News 24 në lidhje me kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut, teksa është shprehur se nuk komentojnë çështje që janë ende në proces dhe se i takon parlamentit që të trajtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.

“Ne nuk komentojmë për çështje që janë ende në proces.

I takon Parlamentit të Shqipërisë të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.”, thuhet në reagimin e Komisionit Europian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat