Spiropali dhe Vengu votohen si anëtarë në Komisionet Parlamentare, vendet që morën

Shqipëria

Spiropali dhe Vengu votohen si anëtarë në Komisionet Parlamentare, vendet që morën

Më: 12 mars 2026 Në ora: 12:02
Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu

Mes tensioneve dhe debateve të forta në Kuvend, pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, mazhoranca ka vijuar me votime të tjera në seancën parlamentare.

Në këtë kontekst, deputetët votuan për përbërjen e disa komisioneve parlamentare, ku Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu u emëruan si anëtarë.

Emërimi i tyre, përkatësisht i Spiropalit si anëtare në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen dhe i Vengut si anëtar në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, u miratua me një votim të vetëm, ku 80 deputetë votuan pro.

Ndërkohë, Pirro Vengu u votua edhe si anëtar zëvendësues në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, duke marrë 79 vota pro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat