Prej më shumë se 1 vit në qeli, Ilir Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”

Shqipëria

Prej më shumë se 1 vit në qeli, Ilir Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”

Më: 12 mars 2026 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” që kishte paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), raporton gazetarja Klodiana Lala.

Kërkesa për ndryshimin e masës ishte depozituar më herët nga ana e Metës, por gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO ai ka vendosur të tërhiqet nga kjo kërkesë.

Për rrjedhojë, gjykata nuk do të shqyrtojë më kërkesën për zëvendësim mase sigurie, ndërsa mbetet në fuqi masa e vendosur më parë ndaj ish-presidentit të Republikës.

Ende nuk janë bërë publike arsyet e vendimit të Metës, se pse ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësim të masës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat