Makina ku udhëtonte u përfshi në aksidentin e rëndë, 20-vjeçari ndërron jetë pas një jave në Spitalin e Traumës

Shqipëria

Makina ku udhëtonte u përfshi në aksidentin e rëndë, 20-vjeçari ndërron jetë pas një jave në Spitalin e Traumës

Më: 13 mars 2026 Në ora: 10:00
Kristjan Kola

20-vjeçari Kristjan Kola, i cili një javë më parë u aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Bëhet me dije se i riu, se automjeti në të cilën po udhëtonte i riu, u përplas fillimisht me një makinë tjetër dhe më pas doli nga rruga duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi.

I riu mori plagë të rënda, dhe më pas u transportua për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë plagëve të marra dhe mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.

Nga aksidenti, mbeti i lënduar rëndë edhe shoferi tjetër që u përfshi në përplasje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat