Digjet automjeti i parkuar gjatë natës në Prrenjas, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Shqipëria

Digjet automjeti i parkuar gjatë natës në Prrenjas, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Më: 15 mars 2026 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në Prrenjas.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të 14 marsit.

Sipas të dhënave paraprake, makina në pronësi të shtetasit me inicialet L. T. ka qenë e parkuar në momentin kur ka rënë zjarri.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga veprimet e para dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme, ndërsa policia po punon për të përcaktuar shkakun e plotë të zjarrit dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm në Elbasan për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat