Vatër zjarri në fshatit Somotinë, Pogradec/ Flakët kanë prekur sipërfaqe me dushk

Shqipëria

Vatër zjarri në fshatit Somotinë, Pogradec/ Flakët kanë prekur sipërfaqe me dushk

Më: 17 mars 2026 Në ora: 19:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vatër zjarri është evidentuar pasditen e kësaj të marte në një kodër të fshatit Somotinë në njësinë administrative Proptisht të Pogradecit.

Sipas informacioneve flakët kanë prekur sipërfaqe me dushk dhe shkurre ndërsa në terren kanë zbritur forcat zjarrfikës, njësia administrative, pyjorja dhe banorë të fshatit.

Nga terreni raportojnë se ka edhe prezencë të erës çka ka ndihmuar në përhapjen e flakëve por forcat në terren po përpiqen të izolojnë vatrën.

Ende nuk dihet sipërfaqja e djegur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat