Pas Kryeministrisë, në flakë edhe blloku i Ministrive, fishekzjarre dhe molotovë te PS-ja

Shqipëria

Pas Kryeministrisë, në flakë edhe blloku i Ministrive, fishekzjarre dhe molotovë te PS-ja

Më: 22 mars 2026 Në ora: 19:19
Pamje nga protesta

Protestuesit kanë hedhur në drejtim të Kryeministrisë fishekzjarrë dhe molotovë.

Ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lostjellës dhe me autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit.

Sakaq, vijojnë shpërthimet e njëpasnjëshme, pasi protestuesit janë zhvendosur tashmë në drejt të qendrave ministrore, ku objekt i sulmit të protestuesve tashmë ishte Ministria e Brendshme, ku u hodhën sërish sasi të konsiderueshme molotovësh dhe fishekzjarrësh në drejtim të saj, por kësaj radhe hedhja ishte e pakontrolluar duke shkaktuar panik për shëndetin e policëve.

Fokus kryesor i protestës mbetet kërkesa për një qeveri teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat