Berisha: Zhvilluam betejën më të bukur, ndëshkimi ynë do i hedhë në Lanë

Shqipëria

Berisha: Zhvilluam betejën më të bukur, ndëshkimi ynë do i hedhë në Lanë

Më: 22 mars 2026 Në ora: 21:11
Kryedemokrati Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha në përfundim të protestës mbajti fjalën përpara demokratëve në oborrin e selisë blu. Berisha deklaroi se nuk ka më paqe me Edi Ramën.

Sipas tij, marshimi protestë i 22 marsit ishte më i bukur në historinë e Partisë Demokratike, por tjetra do jetë më madhështore.

Ai shton se beteja do vijojë deri sa të hedhin Ramën dhe klikën e tij në koshin e plehërave të historisë.

Berisha: E tmerruat. Le të zotohemi në këtë shesh se nuk ka paq, në këtë vend me ata të cilët kanë vjedhur dhe vjedhur si hiena pasurinë publike dhe pasurohen vetë përdorin ligjet dhe mandate e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Qëndresa jonë ndëshkimi ynë do bjerë mbi ta dhe ata do përfundojnë në lanë, në koshat e plehrave të historisë. E patë vetë si e kishte rrethuar në të 4 anët, por ka rrethim që na pengon ne. Kurrë. Edi Rama jep dorëheqjen vetë se do të tërheqim si nuk ta pret mendja.

Ajo që bëri Edi Rama ishte një akti i shëmtuar, por sa rrit vendosmërinë e kryengritësve paqësorë për ta hedh në Lanë sa më shpejt. Jemi në betejë dhe nuk kemi të ndalur. Sot ne fituam një betejë, zhvilluam betejën më të bukur në tërë ekzistencën por më madhështore do jetë ajo që vjen. Me Ramën nuk ka paq. Ka vetëm betejë deri në largimin e tij nga pushteti. Mirënjohja ndaj jush qytetarëve që sot u bën zëri i Shqipërisë. Të vazhdojmë betejën deri në fitoren e plotë. Ti shporrim këta kusarë. Të vazhdojmë betejën. Fitorja është e jona.

Ishte një demonstratë e shkëlqyer, tejkaloi çdo lloj projekti, tjetra do jetë më madhështore. Atëherë, mirënjohje nga jush dhe atyre që u angazhuan në këtë betejë epike. Kurrë nuk mposhten.

PD është partia që ka marrë misionin përmbysjen e regjimit. Axhenda e saj do shkojë duke u pasuruar duke mbrojtur interesat jetike. Ajo që është jetike largimi i Ramës dhe bandës së tij nga pushteti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat