U thirr në rrjetet sociale/ Dështon protesta për çmimin e naftës para Kryeministrisë, pjesëmarrje minimale në shesh

Shqipëria

U thirr në rrjetet sociale/ Dështon protesta për çmimin e naftës para Kryeministrisë, pjesëmarrje minimale në shesh

Më: 23 mars 2026 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Një protestë e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimit të naftës në Shqipëri ka rezultuar me pjesëmarrje shumë të ulët, duke dështuar në mobilizimin e qytetarëve.

Tubimi ishte paralajmëruar të zhvillohej ditën e sotme në orën 17:00 përpara godinës së Kryeministria e Shqipërisë, përmes njoftimeve të shpërndara në rrjetet sociale. Thirrja vinte në reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve në vend, pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas edhe pamjeve të siguruara nga News24, në shesh ishin të pranishëm më pak se 10 persona, duke e bërë protestën thuajse inekzistente.

Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri ka ardhur pas nisjes së luftimeve mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, zhvillime që kanë ndikuar në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat