Ironizon Tabaku: Kushtet e negociatave i mbajnë sekret, mbledhjet i zhvillojnë live!

Shqipëria

Ironizon Tabaku: Kushtet e negociatave i mbajnë sekret, mbledhjet i zhvillojnë live!

Më: 30 mars 2026 Në ora: 14:14
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ironizuar qeverinë për mbledhjen e sotme, që u mbajt live, në lidhje me procesin e deritanishëm të negociatave me Bashkimin Evropian.

Në një postim në X, ligjvënësja demokrate shkruan se qeveria paska zbuluar se integrimi evropian nuk mbahet në sirtar, duke shtuar me ironi se këtë e kuptoi pasi ngeli në raportin e IBAR.

Sipas saj, ndërkohë që kushtet që duhen për të plotësuar negociatat mbahen sekret, qeveria bën mbledhje live, duke e cilësuar si një “spektakël” në një kohë që mungojnë standardet.

“Më në fund, qeveria paska zbuluar një sekret të madh: integrimi europian nuk mbahet në sirtar. Fatkeqësisht, këtë “zbulim” e bëri pasi ngeli në provim me IBAR-in dhe si për të kompletuar “reformën e transparencës”, pas 12 vitesh kujtohen t’i bëjnë live mbledhjet e qeverisë.

Tani kemi një model të ri: Kushtet e negociatave janë sekret; Mbledhjet e qeverisë bëhen live. Pra, përmbajtja fshihet, ndërsa forma transmetohet. Një transparencë me regji: dritat ndezur për kamerat, por jo për të vërtetën.

Integrimi nuk është reality show. Nuk arrihen kushtet me live stream, por me standarde dhe kur standardet mungojnë, mbetet vetëm spektakli.“, shkruan Tabaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat