Përfshihen nga zjarri dy automjete në Shkodër

Shqipëria

Përfshihen nga zjarri dy automjete në Shkodër

Më: 30 mars 2026 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Është përfshirë nga zjarri një furgon pranë një servisi automjetesh në Shkodër.

Sipas të dhënave, punonjësit po punonin poshtë furgonit, kur mjeti ka marrë flakë papritur dhe është djegur plotësisht.

Punonjësit dhe personat e tjerë që ndodheshin në vendngjarje kanë arritur të largohen në kohë, pa pësuar lëndime.

Si pasojë e flakëve, është djegur edhe një automjet tjetër, ndërsa dëme materiale janë shkaktuar edhe në servis.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat