Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese emërohet zv. guvernatore e Bankës së Shqipërisë

Shqipëria

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese emërohet zv. guvernatore e Bankës së Shqipërisë

Më: 1 prill 2026 Në ora: 16:35
Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është emëruar si zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë. 

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme, duke e bërë Zaçajn të parën grua në këtë pozicion.

Njoftimi:

Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat