Vendimet e qeverisë/ Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja nga kush zëvendësohet

Shqipëria

Vendimet e qeverisë/ Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja nga kush zëvendësohet

Më: 1 prill 2026 Në ora: 19:35
Pranvera Skana

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, janë bërë të ditura edhe vendimet e miratuara. Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se Andrea Shllaku, zëvendësministër i Mbrojtjes, është liruar nga kjo detyrë.

Ndërkohë, Pranvera Skana është emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Prill 2026: 

V E N D I M 

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Pranvera Skana emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat