Gjendet i pajetë një person në Korçë, trupi dërgohet në morg për ekspertizë mjekoligjore

Shqipëria

Gjendet i pajetë një person në Korçë, trupi dërgohet në morg për ekspertizë mjekoligjore

Më: 3 prill 2026 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Një 70 vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 7 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i moshuari ishte endacak dhe është gjetur në një shtëpi të pabanuar.

Ata që e kanë konstatuar kanë qenë banorë të lagjes të cilët kanë njoftuar policinë.

Këta të fundit po kryejnë veprimet për rastin ndërsa trupi do të çohet në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjekoligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat