“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

Shqipëria

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

Më: 3 prill 2026 Në ora: 17:46
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se afati i vitit 2030 nuk është vendosur arbitrarisht.

“2030 nuk e kam nxjerrë nga xhepi, por nga një llogaritje e thjeshtë. Lufta në Ukrainë e shkundi shumë fort BE-në nga komforti që kishte zënë prej kohësh. U shkund dhe pa që gjërat, shumë pranë BE-së, lëvizën në një drejtim që nuk e prisnin, dhe procesi mori një tjetër kah”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se Komisioni Europian ka vendosur një plan konkret:

“Nëse ju mobilizoheni dhe i bëni këto detyra deri në fund të vitit 2027, ne në katin e parë do t’ju japim çertifikatën për të hipur në kat të dytë. Pastaj duhet të shkosh në çdo vend dhe të marrësh aprovimin e parlamentit në 27 vende, një proces që zgjat rreth dy vjet. KE i ndjek të gjitha 24 orë, 7 ditë të javës. Ka këtu një ushtri me njerëz për çdo fushë. Ta çojmë deri në fund këtë gjë, mundësinë e kemi”, theksoi ai.

Rama nënvizoi rëndësinë e mobilizimit të brendshëm dhe respektimit të axhendës, duke e cilësuar këtë si një mundësi historike për vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat