Godina totalisht e shkatërruar! Detaje nga ngjarja në Lezhë, shpërthimi u shkaktua…

Shqipëria

Godina totalisht e shkatërruar! Detaje nga ngjarja në Lezhë, shpërthimi u shkaktua…

Më: 6 prill 2026 Në ora: 09:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi i ndodhur gjatë natës në Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka tha për News24 se dyshohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një biznes, në pronësi të shtetasi K.M.

Si pasojë e shpërthimit, u shkaktuan dëme materiale në lokal, u dëmtuan xhamat e 3 automjeteve të parkuara pranë tij.

Si dhe u konstatuan dëmtime të jashtme në disa biznese ngjitur.

Fatmirësisht, nuk u raportuan persona të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat