Ndjekje si në film në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari me lëndë eksplozive dhe maskë silikoni

Shqipëria

Ndjekje si në film në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari me lëndë eksplozive dhe maskë silikoni

Më: 6 prill 2026 Në ora: 10:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 37-vjeçar u arrestua në Tiranë pas një ndjekjeje intensive nga policia.

Ai dyshohet se mbante lëndë eksplozive, armë zjarri, lëndë djegëse dhe një motomjet të dyshuar të vjedhur, ndërsa në momentin e ndalimit kishte vendosur maskë silikoni.

Hetimet e mëtejshme lidhin të njëjtin person me ngjarje kriminale të mëparshme, përfshirë qëllime me armë zjarri dhe përdorim të lëndëve plasëse ndaj pronave private.

Policia po vazhdon kërkimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm dhe zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat