11 vite me kultivimin e luleshtrydheve, historia e Nestit nga fshati Adë në Fier

Shqipëria

11 vite me kultivimin e luleshtrydheve, historia e Nestit nga fshati Adë në Fier

Më: 6 prill 2026 Në ora: 10:18
Ilustrim

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndau sot një shembullin e një fermeri nga Fieri, i cili merret me mbjelljen dhe rritjen e luleshtrydheve.

Nesti nga fshati Adë ka nisur aktivitetin e tij në bujqësi 11 vite më parë me vetëm 3 dynymë të mbjella me luleshtrydhe.

Falë punës së vazhdueshme dhe investimeve në teknologji, ai sot administron rreth 3 hektarë sera, duke rritur ndjeshëm kapacitetet prodhuese.

Një zhvillim i rëndësishëm në aktivitetin e tij është aplikimi prej dy vitesh i mbrojtjes biologjike, metodë që ka ndikuar në rritjen e cilësisë dhe rendimentit të prodhimit.

Kjo qasje moderne ka mundësuar që produkti “Made in Albania” të jetë më konkurrues në treg.

Aktualisht, luleshtrydhet e prodhuara nga ky fermer tregtohen si në tregun vendas, ashtu edhe eksportohen drejt Italisë dhe vendeve të Ballkanit, thekson ministri Salla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat