Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu

Shqipëria

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu

Më: 7 prill 2026 Në ora: 08:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlorë”, në vendin e quajtur Novoselë.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti me targa AB009GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Rreth 30 metra larg pikës së përplasjes është gjetur pa shenja jete shtetasi Albi Hoxha, i datëlindjes 07.08.2002.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Gjithashtu, po punohet për të verifikuar nëse në automjet ndodheshin edhe persona të tjerë në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat