Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri njoftoi për përfundimin e një trajnimi të veçantë me Policinë Kufitare.
Trajnimi u përqendrua tek teknikat praktike për zbulimin e dokumenteve të paligjshme dhe forcimi i aftësive për vlerësimin e riskut.
Ambasada thekson se ky bashkëpunim synon të rrisë sigurinë e kufijve dhe të përmirësojë përgjigjen ndaj kërcënimeve ndërkufitare, duke forcuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.
Postimi:
Njësia jonë Hetimore Ndërkombëtare përfundoi së fundmi një trajnim të specializuar me Policinë Kufitare, duke u përqendruar në teknikat praktike për zbulimin e dokumenteve të paligjshme dhe forcimin e aftësive të vlerësimit të riskut. Duke rritur ekspertizën dhe bashkëpunimin tonë, ne vazhdojmë të përforcojmë përpjekjet tona të përbashkëta kundër kërcënimeve ndërkufitare dhe mbetemi të përkushtuar për mbrojtjen e kufijve tanë dhe sigurinë kombëtare.