Qeni kafshoi në kokë 4-vjeçaren, zbulohet pronari i Pitbullit! Procedohet 87-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

Qeni kafshoi në kokë 4-vjeçaren, zbulohet pronari i Pitbullit! Procedohet 87-vjeçari në Vlorë

Më: 8 prill 2026 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

VLORË- 87-vjeçari H.B është proceduar penalisht nga policia.

Sipas informacioneve, i moshuari është marrë në procedim për shkak se qeni i tij i racës Pitbull, një ditë më parë kafshoi një vogëlushe 4-vjeç.

Ngjarja tronditi komunitetit, ndërsa vogëlushja u transportua menjëherë në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Qeni u mor në dorëzim nga shërbimi i mbrojtjes së kafshëve pranë Bashkisë Vlorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat