Mblidhen Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, shqyrtohen ndryshimet e praktikës për masat e sigurisë

Shqipëria

Mblidhen Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, shqyrtohen ndryshimet e praktikës për masat e sigurisë

Më: 9 prill 2026 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Kolegjet e Bashkuara shqyrtojnë sot ndryshimin e praktikës për masat e sigurisë

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë do të shqyrtojnë gjatë ditës së sotme një çështje të rëndësishme që lidhet me ndryshimin e praktikës gjyqësore për masat e sigurisë.

Sipas burimeve, zëvendësprokurori i përgjithshëm, Arqile Koca, ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kërkesa lidhet me faktin se çështja që ka vënë në lëvizje gjykatën është aktualisht në shqyrtim në një seancë paraprake po në Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Avokati Luan Hazneziri u shpreh se çështja ka interes të lartë publik dhe, për këtë arsye, duhet të jetë e hapur për publikun të paktën në pjesën që lidhet me njëhsimin e praktikës gjyqësore.

Ndërkohë Kolegjet janë tërhequr për të marrë një vendim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat