Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Tiranë.
Një i moshuar ka tentuar të vetëhidhet në liqenin e Paskuqanit, por është ndaluar nga policia.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.A.
“Ka tentuar të vetëhidhet në liqenin e Paskuqanit, shtetasi A. A., 82 vjeç, veprim i cili është parandaluar nga punonjësit e Policisë që kanë mbërritur në vendngjarje, menjëherë pas njoftimit.
Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.