Vrau fqinjin e tij dhe i grabiti paratë, Gjykata dënon përjetë Isuf Hasën

Shqipëria

Vrau fqinjin e tij dhe i grabiti paratë, Gjykata dënon përjetë Isuf Hasën

Më: 14 prill 2026 Në ora: 13:17
Isuf Hasa

Gjykata ka dënuar përjetë Isuf Hasën, i cili vrau fqinjin e tij në 2025, Xhemal Metën, dhe i grabiti paratë, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Hetimet treguan se viktima humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të forta në kokë, të cilat u shkaktuan nga mjete të forta si çekiçi.

Isuf Hasa i pyetur dhe ripyetur nga prokuroria, pranoi se goditi fqinjin e tij pasi kishin pirë kafen e mëngjesit pas mllefit të akumuluar prej kohësh, duke qenë se viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë, pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi, e nuk dinte çfarë bëhej me gruan e tij.

Hasa akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’ në dëm të viktimës, Xhemal Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat