Ka nisur sot seanca në Gjykatën e Posaçme në ngarkim të kreut të PD Sali Berisha dhe të bashkëpandehurve të tjerë.
Gjykata pasi ka dëgjuar kërkesën për prova të palëve, ka vendosur të pranojë provat shkresore, dhe po ashtu ka pranuar që të pyetën si dëshmitar ata që janë listuar në kërkesën e prokurorisë dhe ata që ka kërkuar kreu i PD, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Një nga dëshmitarët që Berisha ka kërkuar, është edhe kryeministri Edi Rama.
Këtë kërkesë Gjykata e ka pranuar.