Ra në kontakt me rrymën gjatë peshkimit, humb jetën 46-vjeçari në Lezhë

Shqipëria

Ra në kontakt me rrymën gjatë peshkimit, humb jetën 46-vjeçari në Lezhë

Më: 15 prill 2026 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shënkollit, në Lezhë, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Njoftimi:

“Sipas informacionit paraprak, rreth orës 15:20, në vendin e njohur si “Ura e Shënkollit”, shtetasi me inicialet S. S., 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me kallam, kur dyshohet se është prekur nga energjia elektrike, duke gjetur vdekjen në vend”, thuhet në njoftim.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat