Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave të huaja, pas gjunjëzimit ndaj homologes italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës në Romë, një veprim që ka ngjallur reagime dhe komente ironike.
Mediat italiane kanë publikuar vetëm pamjet, ndërkohë që mediat greke kanë shkuar më tej. Ato janë tallur dhe me kostumin e Ramës, duke vënë në pah që ka qenë më i madh se normalja.
“Ka mënyra të ndryshme për të treguar admirimin tuaj për dikë. Në kohë të tjera ose edhe sot, puthja e dorës së një zonje konsiderohet një gjest mirësjelljeje dhe respekti ndaj një zonje. Imazhi i dikujt që gjunjëzohet para një personi të rangut të lartë nuk është veçanërisht i njohur, veçanërisht nëse personi që nderohet nuk i përket një familjeje mbretërore dhe gjunjëzimi nuk vjen nga një person nga oborri i monarkut.
Megjithatë, në rastin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, e gjithë kjo është e mirëqenë, veçanërisht kur ai viziton Romën dhe është në Palazzo Chigi për të takuar kryeministren italiane Giorgia Meloni”, shkruan Newsbomb.gr”.
Edhe pse Meloni ja ka vënë disa herë në dukje se e vë në siklet me të tilla gjeste. Rama vijon me këto skema, duke ditur se do të tërheqë vëmendje. Megjithatë në takimin sot, edhe pse u shit si diçka e madhe, nuk dihet se çfarë është folur.