Toçi: Denoncimi i mashtrimit është hapi i parë dhe detyrim ligjor

Shqipëria

Toçi: Denoncimi i mashtrimit është hapi i parë dhe detyrim ligjor

Më: 16 prill 2026 Në ora: 20:20
Dea Toçi

Në emisionin Epiqendër, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, u diskutua këtë të enjte mbi rrezikun në rritje të mashtrimeve online dhe hapat ligjorë që duhet të ndjekin qytetarët në rastet e viktimizimit.

E ftuar në studio ishte avokatja Dea Toçi, e cila theksoi se çdo qytetar që kupton se ka rënë pre e një mashtrimi ka detyrimin të bëjë kallëzim penal.

Sipas saj, raportimi i rasteve është hapi minimal që duhet ndërmarrë, pavarësisht vlerës së dëmit të shkaktuar.

Ajo shtoi se në praktikë, shumë qytetarë zgjedhin të mos e denoncojnë mashtrimin, sidomos kur dëmi ekonomik është i vogël, megjithatë kjo ndikon në mungesën e ndjekjes së rasteve.

Avokatja theksoi se mbrojtja ligjore ekziston, por shpesh qytetarët nuk janë të informuar mjaftueshëm për ta përdorur atë në mënyrën e duhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat