Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri turk në vendin tonë

Shqipëria

Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri turk në vendin tonë

Më: 17 prill 2026 Në ora: 13:38
Pamje nga takimi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Turqisë në Shqipëri, Sh. T. Z. Barış Ceyhun Erciyes.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, atë rajonal, për partneritetin e ngushtë në NATO dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Kreu i Shtetit shprehu vlerësim për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dialogun politik dinamik dhe intensiv, ndërsa theksoi me rëndësi në këtë aspekt edhe thirrjen e Këshillit të tretë të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit brenda këtij viti.

Shqipëria dhe Turqia kanë bashkëpunimin në fusha, si: siguria, mbrojtja, energjia e rinovueshme, ekonomia dhe tregtia, infrastruktura, turizmi e mjedisi, dhe synojnë t’i zgjerojnë ato në të gjitha fushat me rëndësi për të dyja vendet.

Ky bashkëpunim ka ardhur në rritje dhe në takimin e zhvilluar me Ambasadorin turk Presidenti i Republikës theksoi se rezultatet konkrete të marrëdhënieve mes dy vendeve kanë shumë rëndësi për të dy shtetet dhe popujt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat