Historia fymëzuese e mësuesit, humbi jetën nga infarkti, udhëtonte kilometra në këmbë për tre nxënës

Shqipëria

Historia fymëzuese e mësuesit, humbi jetën nga infarkti, udhëtonte kilometra në këmbë për tre nxënës

Më: 17 prill 2026 Në ora: 15:36
Mësuesi Alban Bejleri

Mësuesi Alban Bejleri që ndërroi jetë mbrëmjen e së enjtes si pasojë e një infarkti, ka lënë pas një histori të rrallë përkushtimi ndaj arsimit në zonat e thella të Maliqit.

Ai kishte dhënë mësim për tre nxënës të shkollës së Marjanit, një zonë e vështirë për t’u arritur, ku çdo ditë përshkonte me orë të tëra rrugë në këmbë për të mos i lënë fëmijët pa mësim.

Miku i tij i ngushtë, Artur Vrenozi, tregon se Bejleri ishte një mësues model dhe një njeri i përkushtuar.

“E kam njohur prej vitesh. Ka punuar fillimisht në gjimnazin e Bilishtit dhe më pas në fshatra të thellë si Mjaltëzi dhe Marjani, ku kishte vetëm pak nxënës. E kam shoqëruar vetë. Në Mjaltëz ecte deri në 6 orë, ndërsa në Marjan minimalisht 3-4 orë. Nga Bilishti vinte me makinë dhe më pas vazhdonte në këmbë, vetëm për t’u dhënë dije nxënësve,” thotw Vrenozi.

Sipas Vrenozit, Bejleri vinte nga një familje mësuesish dhe ishte i njohur për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm.

Edhe pse prej vitesh vuante nga diabeti, ai nuk u ndal asnjëherë në misionin e tij për arsimin. Historia e tij mbetet një shembull i rrallë i sakrificës dhe dashurisë për dijen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat