Bilanc tragjik nga aksidenti në Rrugën e Kombit, shkon në dy numri i viktimave; plagosen 5 persona

Shqipëria

Bilanc tragjik nga aksidenti në Rrugën e Kombit, shkon në dy numri i viktimave; plagosen 5 persona

Më: 17 prill 2026 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në Rruga e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot. Sipas informacioneve paraprak, një automjet me drejtues shtetasin Nikoll Prenga , 61 vjeç, është përplasur me një tjetër makinë që drejtohej nga shtetasi D. P., 30 vjeç. Përplasja ka qenë fatale, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave.

Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi Nikoll Prenga , si dhe shtetasi Franush Palaj, rreth 57 vjeç, babai i drejtuesit tjetër.

Ndërkohë, janë plagosur drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe katër pasagjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës për ndihmë mjekësore.

"Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit."-njofton policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat