Tiranë/ Shembet farmacia që bllokoi kalimin e zjarrfikëses gjatë zjarrit në pallat

Shqipëria

Tiranë/ Shembet farmacia që bllokoi kalimin e zjarrfikëses gjatë zjarrit në pallat

Më: 17 prill 2026 Në ora: 18:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një farmaci pranë pallatit që u përfshi nga zjarri ditë më parë, është shembur nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT).

Sipas informacioneve, objekti dyshohet se ishte ndërtuar pa leje dhe kishte zënë një pjesë të rrugës, duke penguar qarkullimin normal në zonë.

Gjithashtu, bëhet me dije se ngushtimi i rrugës ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve gjatë ditës së ngjarjes.

Një nga mjetet zjarrfikëse nuk ka mundur të kalojë për shkak të pengesave.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te problemet me ndërtimet pa leje dhe aksesin e mjeteve të emergjencës në zonat e banuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat