Ministri Hoxha pjesë e Forumit të Diplomacisë së Antalias, fokusi dialogu dhe integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor

Shqipëria

Ministri Hoxha pjesë e Forumit të Diplomacisë së Antalias, fokusi dialogu dhe integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor

Më: 18 prill 2026 Në ora: 17:04
Pamje nga takimi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Takimin e 3-të të Platformës së Paqes për Ballkanin, me ftesë të homologut turk, Hakan Fidan.

Mësohet se forcimi i bashkëpunimit rajonal, perspektiva e integrimit evropian, zhvillimi ekonomik dhe siguria energjetike ishin temat kryesore të diskutimit.

Ministrat theksuan rëndësinë e dialogut dhe besimit për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe riafirmuan vizionin për një Ballkan Perëndimor më të integruar dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Njoftimi:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Takimin e 3-të të Platformës së Paqes për Ballkanin, me ftesë të homologut turk, Hakan Fidan.

Forcimi i bashkëpunimit rajonal, perspektiva e integrimit evropian, zhvillimi ekonomik dhe siguria energjetike ishin temat kryesore të diskutimit.

Ministrat theksuan rëndësinë e dialogut dhe besimit për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe riafirmuan vizionin për një Ballkan Perëndimor më të integruar dhe të orientuar drejt së ardhmes

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat