Boçi bllokon foltoren, Peleshi e përjashton nga Kuvendi! Ndërpritet 5 minuta seanca plenare

Shqipëria

Boçi bllokon foltoren, Peleshi e përjashton nga Kuvendi! Ndërpritet 5 minuta seanca plenare

Më: 23 prill 2026 Në ora: 20:24
Boçi bllokon foltoren, Peleshi e përjashton nga Kuvendi!

Seanca në Kuvend është ndërprerë për 5 minuta pasi demokrati Luçiano Boçi bllokoi foltoren. Pas replikave me kryeparlamentiarin Niko Peleshi vendosi për përjashtimin e tij nga seanca dhe 5 minuta pushim.

Debati:

Peleshi: Nuk thatë për replikë. Ju lutem, uluni! Uluni dhe mos ofendoni! Ju tërheq vëmendjen, jepet masa disiplinore tërheqje vëmendjeje!

Boçi: Pse paragjykoni?

Peleshi: Nuk paragjykoj, në këtë pikë të rendit të ditës fjala jepet një herë. Lironi foltoren. Po shkelni rregulloren. E morët fjalën 10 minuta dhe nuk ju është refuzuar. U ngritët herën e dytë dhe thjesht thatë dua të flas, pa e specifikuar. Merrni masën e dytë disiplinore, vërejtje.

 Sipas rregullores, nëse vazhdoni ta shkelni, merret masa e tretë, ju hiqet e drejta e fjalës për ditën e sotme! Mos vazhdoni të shkelni rregulloren.  Luçiano Boçin përjashtojeni nga salla! 5 minuta pushim derisa Boçi të lirojë sallën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat