“Transparenca dhe llogaridhënia, detyrim për çdo institucion”, Meta kërkesë publike GJKKO-së: Seancat ndaj meje të transmetohen live!

Shqipëria

“Transparenca dhe llogaridhënia, detyrim për çdo institucion”, Meta kërkesë publike GJKKO-së: Seancat ndaj meje të transmetohen live!

Më: 25 prill 2026 Në ora: 10:19
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është drejtuar sot GJKKO me një kërkesën publike për të garantuar transmetimin e drejtpërdrejtë të të gjithë seancave të procesit ndaj tij.

Postimi i plotë:

Në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë bashkëkombasve, kudo që ndodhen, të cilëve u kam shërbyer me përkushtim, përgjegjësi maksimale dhe ndjenjë të thellë patriotizmi në detyrat më të larta shtetërore (President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër), i drejtohem sot Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën publike për të garantuar transmetimin e drejtpërdrejtë (live) të të gjithë këtij procesi, nga seanca e parë, të hënën, më datë 27 prill 2026 dhe deri në fund.

Në funksion të informimit publik, të gjithë gazetarëve dhe mediave të interesuara duhet t’ju garantohet sinjali i transmetimit (live).

Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat