Kërkesa e Ajola Xoxës kalon në Kushtetuese, në shqyrtim vendimet e gjykatave më të ulëta

Shqipëria

Kërkesa e Ajola Xoxës kalon në Kushtetuese, në shqyrtim vendimet e gjykatave më të ulëta

Më: 29 prill 2026 Në ora: 09:17
Ajola Xoxa

Gjykata Kushtetuese kaloi në seancë plenare kërkesën e Ajola Xoxës ku dhe do shqyrtojë mbi bazë dokumentesh, e cila kërkon shfuqizimin e tre vendimeve të gjykatave më të ulëta.

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës kërkon të shfuqizohen si jo kushtetues vendimet e kontrollit dhe të sekuestrove.

Kjo pasi sipas paditëses kanë shkelur me të tjerash parimet e një procesi të rregullt ligjor.

Mediat raportojnë se në këtë çështje palë është edhe SPAK që do të paraqesë me shkrim prapësimet kundër pretendimeve të Xoxës dhe kërkuesit tjetër, shoqërisë Partners Low.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat