Aksident në aksin Tepelenë-Krahës/ Përplasen 'kokë më kokë' dy automjete, mbeten tetë të lënduar

Shqipëria

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës/ Përplasen 'kokë më kokë' dy automjete, mbeten tetë të lënduar

Më: 29 prill 2026 Në ora: 20:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin ndërsa lëviznin në drejtime të kundërta.

Si pasojë e përplasjes, janë lënduar gjithsej tetë persona që ndodheshin në të dy automjetet.

Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës.

Mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat