​“Kosova është Serbi, kam marrë peng dy shqiptare”, rusi kërcënoi me bombë në Rinas, SPAK kryen hetimet

Shqipëria

​“Kosova është Serbi, kam marrë peng dy shqiptare”, rusi kërcënoi me bombë në Rinas, SPAK kryen hetimet

Më: 1 maj 2026 Në ora: 18:36
Ilustrim

SPAK përfundoi hetimet ndaj një shtetasi rus, të akuzuar për kërcënimin e shpërthimit të një bombe në aeroportin e Rinasit.

Vladislav Urban, 44 vjeç, është marrë i pandehur për “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Sipas SPAK, në shkurt 2023 rusi ka dërguar një mail në adresën e Shefit Operacional të Rinasit, ku kërcënonte me shpërthimin e një bombe nëse qeveria shqiptare nuk njeh Kosovën si Serbi, si edhe pretendonte te kishte marrë peng 2 shqiptare.

Siç raporton Top Channel, nga hetimi i rastit rezultoi se maili ishte dërguar nga rusi Urban, rezident në Selanik.

Pas shkëmbimit të informacionit me palën greke dhe kontrollit, rezultoi se 44-vjeçari nuk kishte marrë njeri peng, ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm në dërgimin a maileve kërcënuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat