Rrëzohet turisti i huaj nga motomjeti në Kepin e Rodonit, ndërron jetë shoferi

Shqipëria

Rrëzohet turisti i huaj nga motomjeti në Kepin e Rodonit, ndërron jetë shoferi

Më: 3 maj 2026 Në ora: 18:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës.

Një person që po lëvizte me një motomjet me katër goma është rrëzuar gjatë lëvizjes dhe ka humbur jetën.

Gjithashtu mësohet identiteti i viktimës. 

Arben Karamuço po eksploronte zonën me një motorr me 4 rrota është rrëzuar për shkak të terrenit të vështirë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Trupi i viktimës është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat