Aksident në aksin Himarë-Borsh, makina përplaset me bordurën, pl*gosen dy vajza

Shqipëria

Aksident në aksin Himarë-Borsh, makina përplaset me bordurën, pl*gosen dy vajza

Më: 8 maj 2026 Në ora: 19:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte në aksin Himarë–Borsh.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura dy vajza.

Ato janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat