Mjegulla pushton segmentin “Kardhiq-Delvinë”/ Vështirësohet qarkullimi nga aksidentet rrugore, policia bën apel për kujdes

Shqipëria

Mjegulla pushton segmentin “Kardhiq-Delvinë”/ Vështirësohet qarkullimi nga aksidentet rrugore, policia bën apel për kujdes

Më: 8 maj 2026 Në ora: 21:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Aksi rrugor Kardhiq – Delvinë, që nga dalja e tunelit dhe gjithë zona është pushtuar nga mjegulla e dendur që ka nisur mbasditen e sotme dhe është edhe në këto momente.

Duke vështirësuar kështu ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Sipas burimeve policore  nga situata e krijuar nga mjegulla e dendur janë bërë deri tani 5 aksidente që kanë rezultuar me dëme materiale.

Policia rrugore e Sarandës ndodhet në këtë aks me patrullime duke udhëzuar drejtuesit e mjeteve për kujdes maksimal, të ulin shpejtësinë dhe të përdorin dritat në lëvizje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat