Vendi zgjohet me reshje shiu, mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin

Shqipëria

Vendi zgjohet me reshje shiu, mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin

Më: 9 maj 2026 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm.

Në të gjithë territorin parashikohen reshje shiu dhe vranësira të herëpashershme.

Në zonat malore priten reshje shiu gjatë pjesës më të madhe të ditës. Edhe zonat e ulëta do të dominohen nga mot me reshje dhe kthjellime të pakta. Në zonat bregdetare moti do të jetë i ngjashëm, me reshje shiu dhe intervale të shkurtra me diell.

Temperaturat do të mbeten relativisht të freskëta për këtë periudhë, ndërsa era do të fryjë mesatare në bregdet. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat