Shpërthim me tritol në Laç

Shqipëria

Shpërthim me tritol në Laç

Më: 10 maj 2026 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një shpërthim me lendë plasëse është shënuar në orët e para të së dielën në qytetin e Laçit.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, pranë qepenit të derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh.

Mësohet se ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat