“Ne vetëm të marrim kallashin…”/ Luan Baçi: Denoncimet, presioni dhe protestat e PD efektive! Belinda Balluku u mor e pandehur

Shqipëria

“Ne vetëm të marrim kallashin…”/ Luan Baçi: Denoncimet, presioni dhe protestat e PD efektive! Belinda Balluku u mor e pandehur

Më: 11 maj 2026 Në ora: 21:46
Deputeti i PD Luan Baçi

Deputeti i PD Luan Baçi deklaroi se protestat e PD denoncimet dhe presioni kanë sjellë rezultatet e tyre dhe se sipas tij është fakt që ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku sot është e pandehur.

Gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24, Baçi nënvizoi se të gjitha kallëzimet e PD janë në SPAK

“Mos harroni që nga protestat e PD, nga presioni e denoncimet kryetari i Bashkisë së Tiranës është nën hetim dhe i paraburgosur, dhe ish-zv.kryeministrja njeriu më i fuqishëm pas Ramës sot është e pandehur. Edhe pse e kam thënë De facto e kam thënë që vazhdon të jetë zv.kryeministre dhe ministre sepse vuri kë deshi ajo.

Ne vetëm të merrnim kallashin dhe t’i dilnim përpara Ramës. Vetëm ajo ka ngelur për t’u bërë. Por gjërat nuk zgjidhen me luftë. Por sido që të jetë puna Rama u detyrua ta heqë nga zv.kryeministre. Pra të gjitha kallëzimet e PD janë në SPAK. Edhe për rastin Balluku kam qenë skeptik sepse po të donte i ishte drejtuar Parlamentit që në fillim, pra kërkonte imunitetin me fakte e prova…”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat